Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

2025/08/07 at 1:58 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

Kosova po përballet me njërën prej krizave më të thella politike prej shpalljes së pavarësisë – pa Kuvend të konstituuar, pa Qeveri me kompetenca të plota ekzekutive.


Situata është përshkallëzuar me zhvillimet e reja në Gjykatën Kushtetuese.

Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit me seli në Uashington, beson se paraliza institucionale po e cenon edhe shtetësinë, edhe rendin kushtetues të Kosovës.

“E thënë troç, vullneti popullor dhe interesat madhore shtetërore po rrezikojnë të bëhen kurban i egove të papjekura dhe ambicieve dritëshkurtra politike. Populli i Kosovës, as nuk e meriton, as duhet ta pranojë këtë ndëshkim”, ka thënë Shtuni në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Ai i ka bërë këto komente pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstitutim të Kuvendit.

Presidentja e ka arsyetuar vendimin duke thënë se caktimi i gjyqtarit serb, Radomir Llaban si raportues në shqyrtim të lëndës, është vendim shqetësues dhe i rrezikshëm.

Pas deklaratës së Osmanit se Llaban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare, në publik kanë nisur të qarkullojnë ide se Prokuroria mund të ndërhyjë pas këtyre pretendimeve, apo Llaban mund të shkarkohet, çka do ta vinte në pikëpyetje funksionalitetin e gjykatës, dhe kështu do të rriteshin edhe më tepër paqartësitë për hapat e radhës drejt zgjidhjes së krizës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se i trajton kërkesat e dorëzuara nga palët e autorizuara me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, dhe ka rikujtuar që gjyqtari Llaban është emëruar në vitin 2018, pasi u ishte nënshtruar “të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore”, për propozimin e tij nga Kuvendi dhe dekretimin nga presidenti i atëhershëm.

A po rrënohet karakteri multietnik i Kosovës?

Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndonëse rasti i gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese “duket kredibil, sa i përket të kaluarës së tij dhe brengave për karakter të dyshimtë jokredibil në atë rol”, nëse shikohet pamja në përgjithësi dhe rrethanat në veri, po krijohet ideja që ndarja e pushteteve me karakter etnik në Kosovë nuk po funksionon.

“Çështja e tërheqjes së kërkesës nga Kushtetuesja po e thellon tutje këtë narracionin që karakteri multietnik i Kosovës është duke u rrënuar”.

Multietniciteti në Kosovë është njëri prej aspekteve që faktori ndërkombëtar e mbron me çdo çmim dhe bën thirrje të vazhdueshme që shumica shqiptare t’i integrojë pakicat në të gjitha nivelet, siç iu takon me Kushtetutë. Kërkesë të ngjashme pati më 6 gusht edhe i dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Mirëpo, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë mediave po atë ditë se çdo veprim është në funksion të integrimit të serbëve.

“Kryetarët shqiptarë në katër komunat në veri i kanë nënkryetarët serbë dhe kanë drejtorë serbë. Unë kërkova që të ketë një mirënjohje më të madhe për shtetin e Kosovës, sepse nuk ka asnjë incident mes punëtorëve shqiptarë dhe atyre serbë në veri”.

Pasojat e situatës së krijuar?

Kosova vazhdon të mos ketë Kuvend të konsituuar pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe partitë nuk sinjalizojnë se janë të gatshme për kompromis. Në mungesë të një Kuvendi aktiv, plot ligje e marrëveshje ndërkombëtare në vlera milionëshe kanë mbetur në vendnumëro.

Visoka i përmend dy rreziqe të tjera të mëdha nga situata e krijuar.

E para është që mund të ketë kushtëzime dhe imponime të reja ndaj Kosovës, të cilat më parë nuk kanë qenë reale.

Sipas tij, ndonëse Kosova nuk e njeh rendin e rezolutës 1244, sipas pikëpamjes së Kombeve të Bashkuara, ajo rezolutë është funksionale, prandaj mund të ketë përpjekje edhe të mekanizmave tjerë që të përzihen më shumë në punët e brendshme të Kosovës.

“Nuk po aludoj që do të ketë humbje të shtetësisë së Kosovës, ose rivendosje të Kosovës nën administrim ndërkombëtar, por nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë presion diplomatik ose veprime që mund ta thellojnë tutje krizën, jo vetëm mes partive, por mes Kosovës si shtet dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

Sipas Shtunit, përgjegjësia për gjetjen e zgjidhjes është e klasës politike në Kosovë dhe ajo nuk mund të delegohet.

“Sinqerisht shpresoj shumë se politika në Kosovë do të dijë t’i tejkalojë, si përçarjet dhe armiqësitë e tepruara mes veti, ashtu edhe varësinë e zgjidhjeve në zarf nga jashtë. Ky është testi i vërtetë i pjekurisë shtetërore dhe i konsolidimit të sovranitetit”, ka thënë Shtuni.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka thënë pas takimeve me liderë politikë të Kosovës se ata kanë fituar vota për t’i zgjidhur sfidat me të cilat përballet shteti, andaj duhet të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin e dhënë nga populli.

Aspekti i dytë, sipas profesorit Visoka, është që ky kaos i konvenon Serbisë, që të lobojë kundër shtetësisë së Kosovës, të cilën nuk e njeh.

Edhe Shtuni beson se nga kjo situatë përfitojnë shtetet jomike për ta portretizuar Kosovën si shtet i dështuar.

“Populli ka një shprehje të urtë që thotë: Më mire të daltë syri se sa nami. Këtu kam frikë se po dalin të dyja, edhe imazhi i vendit po cenohet edhe interesat madhore po dëmtohen. Pse? Sepse besimi i partnerëve strategjikë të një Kosove të aftë për të qenë e zonja e vetes, dhe një partnere e besueshme, e fortë, dhe e qëndrueshme, po zbehet ndjeshëm”.

Si do të duhej të zgjidhej kriza?

Shtuni beson se përgjegjësitë e paralizës politike janë proporcionale me rezultatet e 9 shkurtit.

“Votat janë përgjegjësi, ndaj përgjegjësinë kryesore për gjetjen e kompromisit e ka partia që ka dalë e para. Fakti se votuesit nuk i dhanë asnjë partie mandat për të qeverisur vetëm, çon në përfundimin logjik se ata votuan për ndryshim, pra për një qeverisje koalicioni, që në thelb është qeveri kompromisi”.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota më 9 shkurt, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

Visoka beson se nëse një parti do të bënte tani lëshime, ajo do të fitonte simpati më të madhe në publik.

“Do të merrte përkrahje politike për atë veprim që do ta quaja fisnik për të kaluar këtë krizë”.

Ai porosit që pas kthimit të situatës në normalitet, duhet të mendohet në rrafshin afatgjatë se si të bëhen ndryshime kushtetuese, ligjore dhe rregullative që të mos ketë përsëritje të një ngërçi të tillë politik./REL



Ju sugjerojmë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Para
Kosova, protestë kundër vendimeve të “Speciales”

Kosova, protestë kundër vendimeve të “Speciales”

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/Nënkryetari Sulaj:Do marrim masa për zaptuesit

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/Nënkryetari Sulaj:Do marrim masa për zaptuesit

“Kjo është ora jonë më e errët”/ Kryeministri izraelit: Do të jetë një luftë e gjatë me Hamasin

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë
















TE FUNDIT

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}