Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi kundër NATO-s: Ushtria e Kosovës s’mund të varet nga Serbia

2017/03/09 at 9:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në prag të 9 vjetorit të Pavarësisë/ Thaçi: Jemi të izoluar nga BE-ja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën në mbrëmje se ndryshimi i misionit të Forcave të Sigurisë nuk është i njëanshëm dhe është në pajtueshmëri me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ai i bëri këto komente gjatë një konference të jashtëzakonshme, pas shqetësimeve të ngritura nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja për mënyrën e ndryshimit të misionit të Forcave të Sigurisë.


Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja bënë thirrje që ky proces të shkojë nëpërmjet amendamentimit të kushtetutës dhe me marrëveshje përfaqësuesit serb në Kosovë. Ata thanë se “miratimi i ligjit të propozuar tani do të detyronte rivlerësimin e bashkëpunimit dypalësh me forcat e sigurisë të Kosovës si dhe ndihmën afatgjate për këto forca”.

Por, presidenti Hashim Thaçi tha se ka kërkuar nga miqtë ndërkombëtarë mirëkuptim dhe se sipas tij, askush nuk mund ta kontestojë këtë proces, përfshirë siç tha edhe shtetet mike, NATO-n dhe anëtarët e saj. Ai tha se ky akt i domosdoshëm kushtetues dhe ligjor është kundërshtuar dhe vazhdon ta kundërshtojë vetëm Serbia, ndërsa Forca Sigurisë me asgjë nuk e dëmton paqen e qëndrueshmërinë në rajon.

“Aktualisht, i vetmi kërcënim për paqen në rajonin tonë është rritja e ndikimit të rolit të Rusisë në rajon dhe e numrit të aeroplanëve MIG në hapësirën ajrore të Serbisë. Natyrisht, këtij kërcënimi duhet t’i shtojmë edhe kërcënimet që vijnë nga elementët terroristë, një fushë tjetër kjo ku Kosova mbetet kampion në rajon për luftën e pa kompromis kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Prandaj, unë pres nga NATO që të jetë e vetëdijshme për këto rreziqe konkrete dhe të mos shqetësohet për avancimin e rolit të FSK-së, duke ditur që FSK-ja është ngritur dhe trajnuar pikërisht nga NATO dhe shtetet anëtare të NATO-s”, tha presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me Sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg, ky e fundit veprimin e autoriteteve të Kosovës e ka quajtur të njëanshëm. Thaçi tha se kjo nuk qëndron pasi sipas tij, autoritetet prej tre vitesh kanë bërë përpjekje që këtë çështje ta bashkërendojnë me listën serbe, por nuk ka patur sukses.

“Në rast se Sekretari i NATO-s e konsideron iniciativën tonë të njëanshme për shkak se Serbia nuk pajtohet me veprimet tona, atëherë unë e konsideroj këtë krejtësisht të papranueshme, sepse fati i Kosovës dhe i ushtrisë sonë nuk guxon të mbetet peng i vullnetit dhe disponimit të Serbisë në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim”, tha Presidenti.

Vëzhguesit e pavarur thonë se veprimet e një pjese të institucioneve për të shkuar përpara për ndryshimet në Forcën e Sigurisë pa mbështetjen e miqve ndërkombëtarë, rrezikon që Kosova të humb edhe përkrahjen që ka pasur, dhe rrezikon sigurinë e vendit e cila sipas tyre varet nga mbikëqyrja e forcave ndërkombëtare. /VOA

Etiketa: debatekosovathaciushtri


Ju sugjerojmë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
Kryesore

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

3 Shkurt, 2026 8:35 am
Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
Bota

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

3 Shkurt, 2026 8:31 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2026

3 Shkurt, 2026 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Shkurt, 2026 8:28 am
Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
Para
Video/ Publikohet klipi i ri, Dafina Zeqiri në skena erotike me reperin amerikan

Video/ Publikohet klipi i ri, Dafina Zeqiri në skena erotike me reperin amerikan

Debat në Opinion/ Dade-Floriana Garos: Vajzat e ekranit duhet të jenë të mençura, jo vetëm të bukura

Debat në Opinion/ Dade-Floriana Garos: Vajzat e ekranit duhet të jenë të mençura, jo vetëm të bukura

Gjykata: Fullani u shkarkua në mënyrë të paligjshme nga BSH

Skandali i BSH, Fullani fiton në gjykatë 56 paga dëmshpërblim
















TE FUNDIT

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
3 Shkurt, 2026

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës. Pas tërheqjes së Partisë Demokratike nga bojkoti për...

Lexo më shumë

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
3 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2026

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
3 Shkurt, 2026

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike reletivisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
3 Shkurt, 2026

Dashi Prezenca e Venusit ne qiellin e te dashuruarve do beje qe dita te jete me pozitive sot. Do bini...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com