Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi kundër NATO-s: Ushtria e Kosovës s’mund të varet nga Serbia

2017/03/09 at 9:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në prag të 9 vjetorit të Pavarësisë/ Thaçi: Jemi të izoluar nga BE-ja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën në mbrëmje se ndryshimi i misionit të Forcave të Sigurisë nuk është i njëanshëm dhe është në pajtueshmëri me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ai i bëri këto komente gjatë një konference të jashtëzakonshme, pas shqetësimeve të ngritura nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja për mënyrën e ndryshimit të misionit të Forcave të Sigurisë.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja bënë thirrje që ky proces të shkojë nëpërmjet amendamentimit të kushtetutës dhe me marrëveshje përfaqësuesit serb në Kosovë. Ata thanë se “miratimi i ligjit të propozuar tani do të detyronte rivlerësimin e bashkëpunimit dypalësh me forcat e sigurisë të Kosovës si dhe ndihmën afatgjate për këto forca”.

Por, presidenti Hashim Thaçi tha se ka kërkuar nga miqtë ndërkombëtarë mirëkuptim dhe se sipas tij, askush nuk mund ta kontestojë këtë proces, përfshirë siç tha edhe shtetet mike, NATO-n dhe anëtarët e saj. Ai tha se ky akt i domosdoshëm kushtetues dhe ligjor është kundërshtuar dhe vazhdon ta kundërshtojë vetëm Serbia, ndërsa Forca Sigurisë me asgjë nuk e dëmton paqen e qëndrueshmërinë në rajon.

“Aktualisht, i vetmi kërcënim për paqen në rajonin tonë është rritja e ndikimit të rolit të Rusisë në rajon dhe e numrit të aeroplanëve MIG në hapësirën ajrore të Serbisë. Natyrisht, këtij kërcënimi duhet t’i shtojmë edhe kërcënimet që vijnë nga elementët terroristë, një fushë tjetër kjo ku Kosova mbetet kampion në rajon për luftën e pa kompromis kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Prandaj, unë pres nga NATO që të jetë e vetëdijshme për këto rreziqe konkrete dhe të mos shqetësohet për avancimin e rolit të FSK-së, duke ditur që FSK-ja është ngritur dhe trajnuar pikërisht nga NATO dhe shtetet anëtare të NATO-s”, tha presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me Sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg, ky e fundit veprimin e autoriteteve të Kosovës e ka quajtur të njëanshëm. Thaçi tha se kjo nuk qëndron pasi sipas tij, autoritetet prej tre vitesh kanë bërë përpjekje që këtë çështje ta bashkërendojnë me listën serbe, por nuk ka patur sukses.

“Në rast se Sekretari i NATO-s e konsideron iniciativën tonë të njëanshme për shkak se Serbia nuk pajtohet me veprimet tona, atëherë unë e konsideroj këtë krejtësisht të papranueshme, sepse fati i Kosovës dhe i ushtrisë sonë nuk guxon të mbetet peng i vullnetit dhe disponimit të Serbisë në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim”, tha Presidenti.

Vëzhguesit e pavarur thonë se veprimet e një pjese të institucioneve për të shkuar përpara për ndryshimet në Forcën e Sigurisë pa mbështetjen e miqve ndërkombëtarë, rrezikon që Kosova të humb edhe përkrahjen që ka pasur, dhe rrezikon sigurinë e vendit e cila sipas tyre varet nga mbikëqyrja e forcave ndërkombëtare. /VOA

Etiketa: debatekosovathaciushtri

Ju sugjerojmë

Ngjarjet në Kosovë, Kurti: Një formacion terrorist, profesionist
Aktualitet

Ngjarjet në Kosovë, Kurti: Një formacion terrorist, profesionist

24 Shtator, 2023 9:27 pm
Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët
Aktualitet

Njësia Speciale e Kosovës brenda manastirit, raportohet për 49 të shoqëruar

24 Shtator, 2023 8:40 pm
Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe
Aktualitet

Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur

24 Shtator, 2023 8:35 pm
Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe
Aktualitet

Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe

24 Shtator, 2023 8:30 pm
Zbulohet data e takimit të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Aktualitet

Vuçic nuk mban asnjë përgjegjësi: Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë

24 Shtator, 2023 8:18 pm
Video/Reagimi i Blendi Fevziut: Kosova ka vetëm një zgjidhje, eleminimin e plotë të njësitit dhe identifikimin e dërguesve të tyre
Aktualitet

Video/Reagimi i Blendi Fevziut: Kosova ka vetëm një zgjidhje, eleminimin e plotë të njësitit dhe identifikimin e dërguesve të tyre

24 Shtator, 2023 7:34 pm
Sveçla për operacionin në manastir: Pajisje dhe armatime për disa qindra sulmues të tjerë
Aktualitet

Sveçla për operacionin në manastir: Pajisje dhe armatime për disa qindra sulmues të tjerë

24 Shtator, 2023 7:16 pm
Raportuesja për Kosovën ne PE: Pjesëmarrja potenciale e strukturave të Serbisë duhet të hetohet
Aktualitet

Raportuesja për Kosovën ne PE: Pjesëmarrja potenciale e strukturave të Serbisë duhet të hetohet

24 Shtator, 2023 7:03 pm
Deputeti gjerman për vrasjen e policit në Kosovë: Çfarë arsyetimi do të ketë Vuçiç?
Aktualitet

Deputeti gjerman për vrasjen e policit në Kosovë: Çfarë arsyetimi do të ketë Vuçiç?

24 Shtator, 2023 6:10 pm
Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët
Aktualitet

Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët

24 Shtator, 2023 5:51 pm
Para
Video/ Publikohet klipi i ri, Dafina Zeqiri në skena erotike me reperin amerikan

Video/ Publikohet klipi i ri, Dafina Zeqiri në skena erotike me reperin amerikan

Debat në Opinion/ Dade-Floriana Garos: Vajzat e ekranit duhet të jenë të mençura, jo vetëm të bukura

Debat në Opinion/ Dade-Floriana Garos: Vajzat e ekranit duhet të jenë të mençura, jo vetëm të bukura

Gjykata: Fullani u shkarkua në mënyrë të paligjshme nga BSH

Skandali i BSH, Fullani fiton në gjykatë 56 paga dëmshpërblim

TE FUNDIT

Ngjarjet në Kosovë, Kurti: Një formacion terrorist, profesionist

Ngjarjet në Kosovë, Kurti: Një formacion terrorist, profesionist
24 Shtator, 2023

Ndërsa mori pjesë në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për policin Afrim Bunjaku, i vrarë nga një sulm terrorist nga...

Lexo më shumë

Njësia Speciale e Kosovës brenda manastirit, raportohet për 49 të shoqëruar

Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët
24 Shtator, 2023

Ndërsa presidenti i Serbisë ka akuzuar kryeministrin Kurti për gjithë situatën e krijuar në veri të Kosovës, bëhet me dije...

Lexo më shumë

Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur

Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe
24 Shtator, 2023

“Nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Mund të na vrisni të gjithëve, të thoni çka të doni. Kurrë Serbia...

Lexo më shumë

Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe

Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe
24 Shtator, 2023

Në daljen e tij për mediat presideni serb Aleksandër Vuciç ka deklaruar se ende nuk ka një vendim për sjelljet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com