Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se delegacioni i vendit do të shkojë me parime të qëndrueshme përballë Serbisë në takimin e 27 qershorit në Uashington.
Përmes një konference për media, kreu i shtetit kosovar tha se në ShBA do të shkohet me flamurin e Kosovës, që është sigurimi i integritetit territorial të vendit.
“Në Uashington shkojmë me parime të qëndrueshme. Takimin e konsiderojmë si kthesë historike për arritjen e një marrëveshje finale. Kosova do të punojë për një marrëveshje paqësorë dhe historike, në këtë mënyrë i hapim rrugë për anëtarësimin në Kombe të Bashkuara.
Takimi në Uashington do t’i kontribuojë konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm. Kosova në Uashington shkon me flamurin e shtetësisë që është sigurimi i integritetit të territorit të Kosovës”, u shpreh Thaçi./Opinion.al