Rajoni

Thaçi fton Kurtin të dorëzojë zyrën: Barrikadimi nuk i bën nder


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:08 - 03/06/20 |
Al Do

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të bëjë dorëzimin e detyrës së kryeministrit te Avdullah Hoti.

Në një konferencë për media Presidenti Thaçi tha se Kurti duhet larguar nga, siç ka thënë ai, uzurpimi i zyrave të qeverisë.

Gjithashtu kërkohet që Kurti të heqë dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar. Barrikadimi i tij që nuk i bën nder as atij e as partisë së tij, as shtetit të Kosovës as demokracisë në Kosovë. Pas shkarkimit ai tanimë po bëhet edhe më qesharak”, ka deklaruar Thaçi.

Me votimin e qeverisë së re, presidenti Thaçi ka thënë se përfaqësuesit legjitimë të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, i kanë dhënë përgjigjen e merituar, siç e quajti ai, ndërmarrjes kriminale të Vetëvendosjes.

Duke folur për qeverinë e re, presidenti Thaçi tha se mirëpret zotimin e kryeministrit Avdullah Hoti për ndërtimin e marrëdhënieve speciale me Shtetet e Bashkuara.

Konferenca e presidentit Thaçi është penguar nga brohoritjet e një grupi qytetarësh që ishin tubuar në sheshin para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Qeveria e Hotit është votuar të mërkurën me 61 vota pro në Kuvendin e Kosovës. /Opinion.al

Pas