Aktualitet

Tezja e kokainës 14 vite burg, ‘baroni’ Çela 9 me vite


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 01/12/15 |
b.f

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 14 vite burg në mungesë Valentina Tufën. Ajo morri nofkën “tezja e kokainës” dhe ishte pjesë e grupit të Gezim Celës edhe ky  i dënuar në mungesë me 9 vite heqje lirie.

Tufa sipas hetimeve të prokurorisë cilësohej si një nga njerëzit më të rëndësishëm në funksionimin e grupit kriminal. “Tezja” njihej për udhëtimet e saj të shumta nga Australia, Amerika Latine dhë më pas në Europë ku dyshohet se krijonte lidhjet për të transportuar lëndën narkotike.

Aktualisht Valentina Tufa ndodhet e arrestuar në Kosovë pas aksionit të përbashkët të dy vendeve.

Sipas prokurorisë, Tufa përdorej nga Gëzim Çela, për të kontrolluar cilësin e kokainës pasi ishte me profesion kimiste . Lënda narkotike trafikohej fillmisht nga amerika e jugut për në Kosovë më pas sillej në shqipëri për tu transportuar drejt vendeve të  BE-së ,kryesisht në Hollandë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas