Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Teuta” shqiptare, 25 vjeçare

2019/05/13 at 11:54 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Teuta” shqiptare, 25 vjeçare

Dikur ajo ishte inxhiniere e prodhimit, e ndër vite do të emërohej përgjegjëse e më pas edhe Drejtoreshë Administrative e fabrikës së makaronave në Durrës. Ishte aty në kohët më të vështira, kur në Shqipëri gjithçka rrezikonte të shkatërrohej. Ishte aty kur duhej të merrte vendimin më të guximshëm për fatin e asaj fabrike, ku pavarsisht trazirave, puna nuk u ndërpre për as edhe një ditë.
Ajo ishte aty në 1994-ën, për t’i dhënë jo vetëm emrin e ri, “Teuta”, ish fabrikës së makaronave, por dhe një të ardhme drejt një tregu më të zgjeruar e më të sigurtë, për ta bërë kompaninë më të madhe të prodhimit, paketimit dhe shpërndarjes së produkteve të cilësisë së lartë, që mbartin vlera të larta e të sigurta ushqimore.


Ajo ishte dhe vazhdon të jetë aty si zonja, që ashtu si në ato fillime, edhe sot e kësaj dite vazhdon t’i japë zemrën, mendjen dhe energjinë e saj “Teutës” që tashmë ka mbushur plot 25 vjet në tregun shqiptar.

Historia e krijimit dhe zhvillimit të kompanisë “Teuta” është garantuar së pari nga Eleni Babameto, që me mbështetjen e bashkëshortit të saj Arben Babameto e tashmë dhe të dy djemve Ermal dhe Edlir Babameto arritën të sfidojnë çdo vështirësi për ta konsoliduar “Teutën” si një biznes të sukseshëm, me produktet që tashmë janë pjesë e çdo tryeze shqiptare.
Për të festuar këtë arritje 25 vjeçare, ata mblodhën në një event të madh festiv, miq dhe bashkëpunëtorë të shumtë ndër vite.

I pari që u uroi mirëseardhjen të panishmeve dhe u prezantoi atyre faktet dhe ngjajet më të rëndësihme të 25 viteve histori ishte Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Arben Babameto. Më pas Eleni Babameto, me statusin e CEO-s së “Teutës”, vlerësuar me disa tituj nderi, “Naim Frasheri” dhënë nga Presidenti i Republikës, “Qytetare Nderi e Durrësit” si dhe “Bleta e Artë”, ndër gratë sipërmarrëse në Shqipëri, falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët ndër vite, duke filluar nga dy ish partnerët e saj të parë që besuan mundësitë e tyre financiare tek eksperienca dhe puna tejet serioze e një gruaje; duke vijuar më tej me stafin, punonjësit e aftë e të sakrificës, një pjesë e të cilëve kanë 25 vite në këtë kompani; me bashkëpunëtorët që përzgjedhin produktet “Teuta” e sigurisht dhe me firmat e huaja, brandet që kanë përzgjedhur “Teutën” për t’u përfaqësuar në Shqipëri.

“Sot do të thoja me krenari që ëndrra jonë është e realizuar dhe tejkaluar. Sot pas 25 vitesh ne jemi një realitet i sukseshem në tregun shqiptar. Jemi bërë pjesë e përditshme e çdo familje shqiptare. Kjo pasi ne punojme me një teknologji moderne krejtësisht të rinovuar. Kemi dhe vazhdojmë të ndërtojmë ambjente bashkëkohore për magazinimin dhe distribucionin e produtkeve tona. Kemi një logjistikë dhe flotë të kompletuar me njerëz dhe mjete që veprojnë me shpejtësi”- u shpreh znj Babameto duke theksuar në fund të fjalës së saj se falenderimi më special shkon për konsumatorët, vëmendja dhe përkushtimi ndaj të cilëve do të vazhdoj të jetë prioriteti kryesor edhe atëherë kur “Teuta”do të jetë nën drejtimin e dy djemve të tyre, të cilët janë bërë tashmë hallkë e rëndësishme në këtë sipërmarrje.

Ishte pikërisht njëri prej djemve, Ermal Babameto që pasi falenderoi prindërit për përkushtimin, lodhjen dhe punën e çmuar që kanë bërë, bëri një pasqyrë më të plotë të asaj çfarë është sot “Teuta”.

“Sot numërohen mbi 80 produkte që mbajnë logon e kompanisë “Teuta”, ku së fundmi janë lançuar dhe pritur mjaft mirë nga konsumatorët produktet e linjës Superfoods që janë: quinoa e bardhë, e kuqe, hiker, chia e granola. Jemi distributorë ekskluzivë të 17 brandeve shumë prestigjioze europiane (kryesisht italiane dhe spanjollë). Nisur nga kërkesat e tregut shqiptar, por dhe me suportin e bashkëpunëtorëve tanë të huaj, kemi krijuar një protofol të gjerë të produkteve BIO, të shëndetshme dhe Gluten Free. Ndërkohë, në vijim të zhvillimit të mëtejshëm të kompanisë, kemi menduar të lançojmë sot linjën më të re të orizit Premium Line Quality, konceptuar si një kombinim perfekt i cilësisë (në përzgjedhjen e 6 llojeve të ndryshme të orizit) dhe paketimit modern, duke sjellë tek konsumatori produkte të sigurta dhe të shëndetshme”- cilësoi Ermali duke shtuar edhe në emër të vëllait të tij Edlirit, se sfida e tyre ka qenë që në krye të herës jo vetem ta ruanin në të njëjtat nivele “Teutën” por edhe t’i japin dimensione të tjera këtij biznesi.

Eventi i kurorëzimit të 25 viteve të kompanisë “Teuta”, i moderuar nga Florin Agalliu e i konceptuar si një spektakël i vërtetë, do të shoqërohej që nga fillimi dhe deri në fundin e saj me muzikën e violinçelistit Iliard Shaba, bandën e Kamela Islamit e sigurisht dhe me cooking show, me shijimin e produkteve “Teuta”, gatuar nga masterchef-at Alfio dhe Indriti. Shija e mirë ishte përmbyllja e duhur e këtij 25 vjetori.



Ju sugjerojmë

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
Para
Video/ Ulje e pabesueshme e avionit me 89 persona në bord

Video/ Ulje e pabesueshme e avionit me 89 persona në bord

Pas heqjes së patentës, ja kush e ‘shëtit’ David Backhamin me makinë

Pas heqjes së patentës, ja kush e ‘shëtit’ David Backhamin me makinë

Një tjetër kandidat nga lista e PD pranon mandatin

Një tjetër kandidat nga lista e PD pranon mandatin
















TE FUNDIT

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
15 Korrik, 2026

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze...

Lexo më shumë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}