Rajoni

Testet për Covid-19, Maqedonia e Veriut i ofron falas për turistët e huaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:11 - 08/05/21 |
Opi Nion

Maqedonia e Veriut do të ofrojë teste për Covid-19 pa pagesë për turistët e huaj.

Lajmi është njoftuar ditën e sotme dhe bëhet me dije se një nismë e tillë do të realizohet në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, Fondin për Shëndetësi dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se pritet që në Maqedoninë e Veriut përgjatë vitit 2021 ta vizitojnë rreth 50 mijë turistë të huaj.

Nga ana tjetër punonjësit në sektorin e turizmit, janë shprehur se këtë vit sektori i turizmit do të varet nga dinamika e procesit të vaksinimit dhe nga turistët e huaja./Opinion.al

Pas