Aktualitet

LIVE/ Nis punën komisioni hetimor, Hyseni: Mbledhje është konstituive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 08/05/21 |
Opi Nion

Ka nisur nga puna komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Mbledhja e parë edhe një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektvendimin për ngritjen e tij bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh nga rradhët e Partisë Socialiste për shkarkimin nga detyra të Presidentit.

Kryetari i Komisioni, i cili është bërë më herët publik, Alket Hyseni tha në fillim të seancës se kjo është një mbledhje konstituive teksa më pas u ndal tek qëllimi i ngritjes së këtij komisioni dhe detyrat.

“Objektivi përcaktohet nga vendimi i parlamentit për ngritjen e këtij komisioni, i iniciuar me kërkesën e deputetëve”, tha Hyseni.

Ndërkohë bëhet me dije se deputetja e PS Klotilda Bushka u zgjodh sekretare e komisionit hetimor në unanimitet.

Afati i punës së këtij Komisioni Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Kujtojmë që ngritja e komisionit hetimor u votua ditën e djeshme me 97 vota pro dhe 6 kundër. 49 deputetë të mazhorancës iu drejtuan më herët Kuvendit të Shqipërisë me kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës./Opinion.al

Pas