Ai ndodhet është kërkim nga policia, por ky fakt nuk e ka penguar të komunikoje me shokët në skype. Salah Abdeslam ndodhet ende në Bruksel të Belgjikës. Sipas amerikanes “ABC News”, disa shokë të Abdeslamit kanë arritur që të kontaktojnë me të përmes një llogarie në “Skype”.
Ata kanë mësuar se ai fshihet ende në Bruksel dhe po tenton të shkojë në Siri. Shokët e Abdeslamit kanë njoftuar vëllanë e tij të madh dhe ky i fundit i ka thënë Policisë. “Unë besoj se ndodhet këtu në Bruksel dhe i bëj thirrje të dorëzohet”, tha Mohamedi.
Nga ana tjetër, Abdeslami konsiderohet si tradhtar nga ISIS-i, i cili me shumë mundësi do të hakmerret ndaj tij, pasi nuk e hodhi veten në erë.