Aktualitet

Tërmeti/ Nuk përfshihen në listat e dëmshpërblimit, qytetarët në protestë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:39 - 29/06/20 |
Opi Nion

Mbi 100 qytetarë kanë nisur protestën mëngjesin e sotëm para Bashkisë së Durrësit, pasi nuk janë futur në listat e dëmshpërblimit për tërmetin, të cilat u miratuan nga këshilli i kësaj bashkie.

Ata kërkojnë që tu njihen dëmet sipas listave DS 1, DS 2 dhe DS 3 pasi pretendojnë se i kanë dokumentet e rregullta për dëmet e shkaktuara dhe klasifikimet e bëra.

Të enjten këshilli bashkiak vendosi shembjen e 19 pallateve në Durrës pasi janë shpallur të pabanuara për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Pallatet janë në njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe njësinë administrative nr.4 Durrës. Durrësi së bashku me Krujën ishin zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit./ Opinion.al

Pas