Bota

Tërmeti në Turqi/ Gjyshja del e gjallë,nuk ia lëshoi dorën nipit të vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 02/11/20 |
Opi Nion

Ekipet e shpëtimit vijojnë ende kërkimet në ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti në Turqi.

Mediat turke, së fundmi raportojnë se janë nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese nipi dhe gjyshi i vdekur, ndërsa gjyshja fatmirësisht doli e gjallë.

Pas operacionit, njëri prej prestarëve të ekipit të shpëtimit tregoi historinë prekëse të kësaj familjeje. Ai tha se gjyshja nuk ia kishte lëshuar dorën prej 14 orësh nipit të vdekur që gjendej poshtë rrënojave pranë saj.

“Atij i kishte vdekur babai para katër vitesh dhe kishte ardhur për të jetuar me gjyshërit në Izmir, ku edhe humbi jetën nga tërmeti. Kjo na preku shumë”, tregon ai për mediat turke.

Më herët, ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë nga ndërtesa e shkatërruar edhe një vajzë 3 vjeçare, e cila ndodhej nën rrënoja prej 65 orësh.

Deri tani numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që ra të premten në detin Egje ka shkuar në 83, ndërsa numri i të plagosurve është 962./ Opinion.al

Pas