Bota

Tërmeti në Indonezi, humbin jetën 162 persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:21 - 21/11/22 |
Opi Nion

Është rritur bilanci i viktimave në Indonezi, si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.6 Rihter që goditi vendin.

Të dhënat më të fundit bëjnë me dije se deri në këto momente raportohen 162 viktima ndërkohë që të lënduarit i kalojnë 1000.

Tërmeti me magnitudë 5.6 Rihter goditi qytetin e Cianjur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Spitalet janë tejmbushur me të lënduar, teksa bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej.

Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për të nxjerrë personat e bllokuar në rrënoja, të cilët gjithashtu janë të shumtë.

Pas