Bota

Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Italinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:24 - 09/11/22 |
Opi Nion

Një tërmet me magnitudë 5.7 u regjistrua në Marche, në brigjet e Pesaros, në Itali, mëngjesin e sotëm.

Mediat e huaja bëjnë me dije se, tërmeti u pasua nga dy të tjerë me magnitudë më të ulët 3.1 dhe 3.4 ballë.

Mësohet se, tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje edhe në Romë, në rajonet e tjera të Italisë Qendrore, në Veneto dhe në Trentino-Alto Adige.

Njerëzit kanë dalë në rrugë, ndërsa shumë raportime ka pasur nga zjarrfikësit për çarje në muret e shtëpive, pas tërmeteve të forta që pasuan njëri-tjetrin duke filluar nga ora 07:07 e mëngjesit të sotëm.

Trafiku hekurudhor u pezullua si masë paraprake në afërsi të Ankonës, në vijën e Adriatikut, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve dhe për të kryer kontrolle.

Kryetari i bashkisë së Senigallia në provincën e Ankonës, Massimo Olivetti, ka urdhëruar mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve për të verifikuar qëndrueshmërinë e ndërtesave.

I njëjti vendim u mor në Fano, Pesaro dhe Ankona, ku shkollat ​​e të gjitha niveleve u mbyllën. Kryetarja e bashkisë së Ankonës, Valeria Mancinelli, bëri të ditur se “për masë paraprake janë pezulluar procesi mësimornë të gjitha shkollat ​​e qytetit, të çdo rendi dhe klase, nga çerdhet deri tek universiteti./Opinion.al

Pas