Aktualitet

Tërmeti i fuqishëm në Egje, Meta: Iu qëndrojmë pranë popujve miq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:51 - 30/10/20 |
Opi Nion

Presidenti, Ilir Meta, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe ishullin grek të Samosit.

Kreu i Shtetit është solidarizuar me popujt Turk dhe Grek. Ai shkruan se Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj.

“Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri. Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore. Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj”,-tha Meta./ Opinion.al

Pas