Aktualitet

Tërmeti në Turqi, ambasada shqiptare-bashkatdhetarëve: Transferohuni në…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 30/10/20 |
Opi Nion

Ambasada shqiptare në Ankara të Turqisë ka reaguar pas tërmetit me magnitudë 6.6 ballë që goditi ditën e sotme Greqinë dhe Turqinë.

Ambasada iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të qëndrojnë në një zonë të sigurt. Gjithashtu, është vendosur edhe një numër emergjence në dispozicion.

Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence“, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Deri më tani në Turqi raportohen për 4 viktima dhe 152 persona të plagosur, ndërsa në ishullin grek Somas raportohet për 8 persona të plagosur./ Opinion.al

Pas