Vlora është goditur sërish nga një tërmet me magnitudë 3.1 ballë ditën e sotme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) epiqendra e tërmetit ka qenë pranë fshatit Beshisht, rreth 12 km nga Vlora.
Thellësia e tërmetit ka qenë 26 km, ndërsa nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.
Kujtojmë se jugu i vendit është lëkundur shpesh kohët e fundit nga tërmetet.