Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Basha në Hamallaj të Durrësit: Kjo që po bëhet është kriminale

2019/12/23 at 5:03 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti/ Basha në Hamallaj të Durrësit: Kjo që po bëhet është kriminale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka takuar banorët e fshatit Hamallaj të Durrësit.


Banorët i janë shprehur liderit të opozitës se askush nuk iu ka sjellë një çadër dhe se janë lënë në harresë nga shteti.

“Nuk ka ardhur askush të vlerësojë shtëpinë. Nuk ka ardhur askush të na sjellë një çadër. Dritën e lidhim vetë me shpenzimet tona, ujin vetë, rrugën e bëjmë vetë, çdo gjë vetëm me forcat tona. Ku është shteti për ne? Nuk ka shtet për ne? Vijnë vetëm kur na kërkojnë votat?”- shprehet e revoltuar një kryefamiljare në Hamallaj.

Përballë kësaj situate Basha tha se gjendja është e papranueshme, ndërsa cilësoi se si kriminale mungesën e vëmendjes së shtetit ndaj banorëve.

“Kjo është kriminale. Tani nuk ka më asnjë justifikim. U bë një muaj kjo gjendje. Kanë 150 milion dollarë që i marrin 10 veta dhe kanë lënë dhjetra mijëra familje si ju. Nga mëngjesi deri në darkë vetëm propagandë. Propoganda as ju ngroh as ju ushqen, as ju shëron, as i çon fëmijët në shkollë” – tha Basha.

Në Manzë, një kryefamiljar dëshmoi se Bashkia e Durrësit dhe njësia administrative po bëjnë ndarje politike në dhënien e ndihmave, duke përjashtuar ata që nuk kanë marrë pjesë në votimet e 30 Qershorit.

“Na kanë thënë se nuk kemi votuar më 30 qershor dhe për ju ekziston lista e zezë, prandaj nuk kemi as ndihma, asgjë”- i tha ai Bashës, për të cilin kjo dëshmi nuk ishte e panjohur.

“E kam dëgjuar këtë histori, se ma kanë thënë disa persona. Kjo është për ndjekje penale. Se Zoti nuk i ndau njerëzit, kur ra tërmeti. Ky po i ndan, po i ndan sipas listës së 30 qershorit. Dhe këta që e bëjnë këtë punë, këta duhen kapur, u duhen vënë prangat në dorë, po të ketë prokurori”- u shpreh kreu i opozitës.

Ai i siguroi qytetarët e revoltuar nga braktisja shtetërore se opozita do të jetë zëri i tyre për çdo padrejtësi.

“Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë. E para, për t’ju qëndruar afër. E dyta, për të mos e lejuar tërmetin të përdoret si një alibi për një tjetër megatermet hajdutërie. E ka shteti për detyrë t’ju ndihmojë. E ka për detyrë dhe i ka të gjithë mundësitë. Ia kemi thënë prej ditës së parë: hiqu 150 milionë dollarë oligarkëve, vlerëso dëmin, jepu paratë në dorë njerëzve që jetojnë në zonat rurale, pezullo faturat e energjisë dhe të ujit derisa të kalojë gjendja e jashtëzakonshme. Gjendje të jashtëzakonshme pa bërë këto, por me propaganda, për të mbushur xhepat hajdutët e qeverisë, për të vjedhur mbi rrënojat e tërmetit, kjo është skandaloze, kjo është kriminale. Vetëm me llafe, vetëm me propaganda, nuk pret as shëndeti i fëmijëve, as shëndeti juaj për propagandën” tha Basha.

Njëri nga banorët denoncoi jo vetëm braktisjen nga shteti, por edhe presionet nga zyrtarët për të mos i bërë publike në media.

“Nga bashkia asnjë lloj ndihme, as edhe gjëja më e vogël. Edhe kur vjen puna tashi pse dalim ne nëpër media, bëhen këto gjëra, penalizohemi. Unë dal për hallet e mia.”- i tha kryefamiljari Bashës, i cili vuri në dukje apatinë e prokurprisë për të reaguar për të tilla situate presioni.

“Jo vetëm që s’duhesh të kesh ti frikë, frikë duhet të kenë këta që po bëjnë abuzime me pushtetin që s’po ju vijnë në ndihmë juve, se po të kishte Prokurori, do të vinte tani t’i merrte në hetim.”/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Para
Zgjedhjet e 2020-s dhe procesi për shkarkimin e Trump

Zgjedhjet e 2020-s dhe procesi për shkarkimin e Trump

Tërmeti në Shqipëri, Kosova nesër në zi kombëtare në nderim të viktimave

Dëmet nga tërmeti/ Zvicra dhuron 1,4 milionë euro për Shqipërinë

Kush u rendit i pari? Miratohet lista përfundimtare me 5 kandidatë për ILD

Kush u rendit i pari? Miratohet lista përfundimtare me 5 kandidatë për ILD
















TE FUNDIT

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
15 Korrik, 2026

Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
15 Korrik, 2026

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}