Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Basha me banorët në Bubq: Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar

2019/12/05 at 1:45 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti/ Basha me banorët në Bubq: Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me banorët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Ditën e sotme, kryedemokrati ka vizituar fshatrat Borizanë, Bubq dhe Rrënxë e Krujës, të cilët kanë pësuar dëme nga tërmeti 6.4 ballë. Ndërkohë, qindra shtëpi janë dëmtuar dhe mijëra banorë, mes tyre fëmijë të mitur dhe të moshuar të sëmurë, qëndrojnë prej më shumë se një jave jashtë në të ftohtë.

Lideri i opozitës ka deklaruar se askush nga shteti nuk ka shkuar për të vlerësuar dëmet apo për t’u ardhur në ndihmë me ushqime, ngrohje, veshmbathje për fëmijët dhe të moshuarit e sëmurë.

Një banor i dëmtuar thotë se Basha është i pari që i ka vizituar që pas fatkeqësisë që u ka ndodhur një javë më parë. Ndërsa një kryefamiljar rrëfeu se me tërmetin e 21 shtatorit, shtëpia e tij u dëmtua. Pas asaj ngjarje, ai shtoi trarë mbrojtës dhe familja e tij dy muaj më vonë, në tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit nuk pati dëme në njerëz.

“Kanë ardhur punonjës të Bashkisë dhe jo specialistë”, thonë ata, duke shkaktuar se shtëpitë e tyre u dëmtuan që në 21 shtator.

Kryetari Basha bëri thirrje që inxhinierë të specializuar duhet menjëherë të vlerësojnë gjendjen në Borizanë dhe jo punëtorë të bashkisë dhe të jepet zgjidhje për familjet.

“Gjëja e parë që duhet është të vlerësohet dëmi dhe të jepet zgjidhje. Në bazë të dëmit të ndahen paratë për rindërtim. Kemi ardhur për të ndihmuar me ç’të mundemi. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të ngremë zërin që shteti të ndërhyjë”, tha Basha.

Në Bubq dhe Rrënxë të Krujës kryesisht shtëpitë e ndërtuara me gurë dhe baltë janë krejtësisht të pabanueshme. Zona përtej varfërisë vuan tani edhe mungesën e një strehe të sigurt.

Kryetari Lulzim Basha i cili prej çastit të parë të tragjedisë së 26 nëntorit vijon të shohë nga afër situatën e banorëve të dëmtuar nga tërmeti, qëndroi në qendrën e ndihmave në Bubq ku është ngritur shtabi vullnetar për të shërbyer me ushqime, ilaçe, veshje, ngrohje dhe mjek.

Aulon Kalaja së bashku me dhjetëra të rinj punojnë çdo ditë për t’i shërbyer banorëve në nevojë tërësisht vullnetarisht.

“E bëj me gjithë zemër”, theksoi një e re e cila ndihmonte në ndarjen e ushqimeve.

Banorët thonë se nuk kanë asnjë interesim apo garanci nga shteti se ku do të strehohen gjatë dimrit, duke i lënë në mëshirë të fatit dhe në qiell të hapur./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë menjëherë dorëheqjen
Kryesore

Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë menjëherë dorëheqjen

9 Tetor, 2025 10:43 am
Vrasja e gjyqtarit, Topalli: Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë
Kryesore

Vrasja e gjyqtarit, Topalli: Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë

9 Tetor, 2025 10:41 am
Nderimi i Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha-Peleshit: Si të fusësh Hitlerin në…
Kryesore

Nderimi i Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha-Peleshit: Si të fusësh Hitlerin në…

9 Tetor, 2025 10:39 am
Rama: Shqipëria pëson një sulm kibernetik çdo 3 minuta
Kryesore

Rama: Shqipëria pëson një sulm kibernetik çdo 3 minuta

9 Tetor, 2025 10:18 am
Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit
Kronikë

Burg për Elvis dhe Gjon Shkambin, i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit

9 Tetor, 2025 10:00 am
Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
Bota

Shkëmbimi i pengjeve Izrael-Hamas: Kush hyn në listë?

9 Tetor, 2025 9:19 am
Çfarë dimë për “fazën e parë” të marrëveshjes së paqes në Gaza
Bota

Çfarë dimë për “fazën e parë” të marrëveshjes së paqes në Gaza

9 Tetor, 2025 9:16 am
Esktradohet nga Dubai reperi Cllevio
Kronikë

Esktradohet nga Dubai reperi Cllevio

9 Tetor, 2025 9:13 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të enjte

9 Tetor, 2025 8:15 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 9 tetor 2025

9 Tetor, 2025 7:56 am
Para
Tërmeti/ Balla: Gjithçka e kemi bërë vetëm për ti shërbyer njerëzve

Tërmeti/ Balla: Gjithçka e kemi bërë vetëm për ti shërbyer njerëzve

Propozim me unazë diamanti, aktorja e famshme konfirmon fejesën

Propozim me unazë diamanti, aktorja e famshme konfirmon fejesën

Dëmet nga tërmeti, Maliqi: Hetoni pasurinë e ministrave, Rama të dorëhiqet

Dëmet nga tërmeti, Maliqi: Hetoni pasurinë e ministrave, Rama të dorëhiqet

TE FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë menjëherë dorëheqjen

Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë menjëherë dorëheqjen
9 Tetor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu pas vrasjes...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit, Topalli: Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë

Vrasja e gjyqtarit, Topalli: Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë
9 Tetor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, kërkoi reagimin e shtetit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës...

Lexo më shumë

Nderimi i Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha-Peleshit: Si të fusësh Hitlerin në…

Nderimi i Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha-Peleshit: Si të fusësh Hitlerin në…
9 Tetor, 2025

Nisja e seancës së sotme plenare ka qenë e shoqëruar me tensione, teksa kryedemokrati Sali Berisha ka kritikuar mazhorancës për...

Lexo më shumë

Rama: Shqipëria pëson një sulm kibernetik çdo 3 minuta

Rama: Shqipëria pëson një sulm kibernetik çdo 3 minuta
9 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që po mbahet në Tiranë, tregoi se Shqipëria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com