InstaBIZ

Propozim me unazë diamanti, aktorja e famshme konfirmon fejesën


               Publikuar në : 14:23 - 05/12/19 |
el ida

Emma Stone dhe regjisori Dave McCary janë zyrtarisht të fejuar. Dave i ka propozuar aktores së njohur me një unazë të shndritshme prej diamanti të cilën Emma e ka treguar në një fotografi, teksa buzëqesh nga lumturia.

Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2016, kur Stone u shfaq në Saturday Night Live por romanca e tyre nisi dy vite më parë.

Pavarësisht se 31-vjeçarja shfaqej gjithnjë në shoqërinë e McCaryt në evente të rëndësishme, ajo nuk preferonte të fliste rreth lidhjes derisa “u kapën mat” në nëntor të vitit 2017, në New York./Opinion.al

Pas