Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmetet e një shekulli: 10 më të fuqishmit që goditën Shqipërinë

2018/07/04 at 10:09 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmetet e një shekulli: 10 më të fuqishmit që goditën Shqipërinë

Shqipëria ka përjetuar këtë të mërkurë një seri tërmetesh që kanë sjellë panik në qytetet kryesore të vendit. Epiqendra ishte në Hamallaj të Durrësit me një forcë 6 ballë dhe magnitudë 5.1 të shkallës Rihter.


Pavarësisht shkallës së madhe të regjistruar, ky tërmet nuk ka të krahasuar me qindra të vdekur që shqiptarët kanë parë në vitet e shkuara. “Cat Monitor” ka publikuar një shkrim në lidhje me 10 rastet më tragjike të tërmeteve të rëna në Shqipëri.

1. Tetor 17, 1851, Dëme dhe shkatërrime në qytetin e Beratit; Numri i të vdekurve mbi 400, Lëngëzim i shtresave të sipërfaqes së tokës shoqëruar me një pluhur sulfuri, rrëshqitje të mëdha dhe plasaritje e shtresave të tokës.

2. 3 Gusht 1855: U shkatërruan fshatrat Bushat, Juban, Kozmac dhe Vau Dejës ; Dëmtime shoqëruar me plasaritje të sipërfaqes së tokës pati edhe në Shkodër, Karmë, Dushan, Toplanë dhe Bruc.

3. 22 Dhjetor 1919 në Leskovik- Konicë; Shumë shtëpia u shkatërruan dhe shumë të tjera u dëmtuan rëndë në fshatrat përreth; Fshatrat grekë: Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko në rajonin e Konicës u shkatërruan plotësisht.

Mungojnë të dhënat për dëmtimet në qarkun e Kolonjës; Dëmtime pati (observime në terren në 1972) në fshatin Barmash dhe më pas në fshatin Qafzez. Rrëshqitje toke në zonën e Leskovikut.

4. Tërmeti i 18 Dhjetorit në 1920, në Elbasan; Në qytetin e Elbasanit u shkatërruan plotësisht 173 shtëpi, ndërsa të gjitha të tjerat u dëmtuan lehtë. Zona e dëmtimeve arriti deri në Peqin. Numri i të vdekurve ishte 14, ndërsa i të lënduarve arriti rreth 300 persona. Në disa zona u shoqërua edhe me plasaritje të sipërfaqes së tokës.

5. Tërmeti i 30 Marsit 1921, në zonën e Peshkopisë; Shumë dëme u shënuan në qytetin e Dibrës në Maqedoni, ndërsa të dhënat për dëmet në territorin shqiptar mungojnë.

6. Tërmeti në Ultësirën e Nënshkodrës më 27 Gusht 1948; Dëmtime serioze u shënuan përgjatë lumit Buna në qytetin e Shkodrës, por dëmet më të mëdha pësoi fshati Trush, në të cilin u shënua 1 i vdekur dhe 21 të lënduar. Lëngëzim masiv përgjatë dy anëve të lumit Buna.

7. Tërmeti i Lushnjës më 1 Shtator 1959; Dëmtime serioze pësuan fshatrat rreth Lushnjës, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat; Në qytetin e Lushnjës dhe në fshatrat Karbunarë dhe Karbunarë e Vogël nga 944 shtëpi në total, 109 u dëmtuan plotësisht ndërsa 510 të tjera u dëmtuan rëndë; Dëmtime pësuan edhe institucione si shkolla, spitale, kinema, etj në qytetin e Lushnjës, Fierit, Rrogozhinës dhe Peqinit. Lëngëzim masiv dhe mosqëndrueshmëri e sipërfaqes së tokës.

8. Tërmeti i 30 Nëntor të 1967 në Librazhd-Dibër; Dëmtime të rënda u shënuan në qarkun e Lushnjës dhe të Dibrës (13 zona me 177 fshatra) në Shqipëri si dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë; 6,336 godina u dëmtuan nga të cilat 534 u shkatërruan plotësisht .

Dëme u shkaktuan edhe në zonat e qarkut të Elbasanit, Tiranës, Rrëshen, Burrelit dhe Pogradecit ku numri i viktimave arriti në 12, ndërsa i të lënduarve në 174 persona; Shkëputje toke në formë zigzag në një gjatësi 30-50 km si dhe zhvendosje vertikale prej 20-50 cm në sipërfaqen e tokës, rënie masive e gurëve (pjesë shkëmbore) sidomos përgjatë zonës së epiqendrës.

9. Tërmeti i 3 Prillit 1969 në Tepelenë. Dëmtime serioze u shënuan në qarkun e Mallakastrës, Tepelenës, Fier, Berat, Vlorë, Përmet dhe Skrapar. 5,331shtëpi dhe 842 godina të tjera pësuan dëmtime të rënda. Fshatrat Rabije, Izvor dhe Cërrila (Tepelenë) u shkatërruan plotësisht, Shkëputje masive e sipërfaqes së tokës në fushën e Luftinjës.

10. Tërmeti i Tiranës më 9 Janar 1988. Ky tërmet u ndje kryesisht në qytetin e Tiranës, dhe në fshatrat përreth saj si Petrelë e Arbanë në të cilat u shënuan dëme të lehta.

Etiketa: historiashqiperitë fuqishmetermete


Ju sugjerojmë

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

4 Nëntor, 2025 6:11 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Aktualitet

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

4 Nëntor, 2025 12:59 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

4 Nëntor, 2025 12:09 pm
Para
Maradona “bombardon” gjyqtarin e ndeshjes Kolumbi-Angli

Maradona “bombardon” gjyqtarin e ndeshjes Kolumbi-Angli

A priten termete të tjera? Ja çfarë thotë sizmologu Ormeni

A priten termete të tjera? Ja çfarë thotë sizmologu Ormeni

‘Te jesh në formë’/ Dorina Mema dhe Deborah Keçi debatojnë në ‘Opinion’!

‘Te jesh në formë’/ Dorina Mema dhe Deborah Keçi debatojnë në ‘Opinion’!
















TE FUNDIT

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
5 Nëntor, 2025

Në shenjë respekti, në një lloj “in memoria” për veprën politike të Fatos Nanos, si kryetar i Partisë Socialiste, tre...

Lexo më shumë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com