Bota

Tërhiqet administrata Trump, studentëve të huaj do iu rinovohet viza


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:47 - 14/07/20 |
Al Do

Administrata Trump ka hequr dorë nga politika e saj që do t’i ndalonte qëndrimin studentëve të huaj që ishin të regjistruar në universitete ku kurset ofrohen vetëm online.

Lajmi është njoftuar nga CNN, i cili citon njoftimin e një gjyqtari federal në Boston.

Vendimi vjen një javë pasi Autoriteti i Imigracionit dhe Doganave njoftoi se studentët e huaj në shkolla që ofrojnë vetëm kurse onnline për shkak të pandemisë koronavirus do të duhet të largohen nga SHBA.

Një person i njohur me këtë çështje i tha CNN se Shtëpia e Bardhë e ka ndjerë reagimin kundër propozimit.

Sipas një burimi tjetër, Shtëpia e Bardhë tani është përqendruar në zbatimin e këtij rregulli vetëm për studentë të rinj, sesa për studentë tashmë në SHBA, Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë.

Vendimi për të hequr dorën nga kjo politikë do të thotë kthim për më shumë se 1 milion studentë ndërkombëtarë në SHBA. Në javën e fundit, studentët kishin shprehur irritim dhe shqetësim, pasi universitetet dhe kolegjet njoftuan vendimet për të zhvilluar të gjitha kurset online./ Opinion.al

Pas