Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në zonën e Tepelenës, ndërkohë që një grua e moshuar ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje, ndërsa bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 3 automjete. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe identiteti i të ndjerës./Opinion.al