Kronikë

Tenton të trafikojë bashkëjetuesen me vajzën e mitur, pranga 37-vjeçarit  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 20/06/20 |
Opi Nion

Një 37 vjeçar nga fshati Bardhaj në Shkodër ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të shfrytëzojë për prostitucion bashkëjetuesen dhe vajzën e saj të mitur. Sikurse njofton policia, shtetasi me inicialet T. P., në bashkëpunim me shtetasin Z. F., 41 vjeç, nëpërmjet mashtrimit e ka trafikuar bashkëjetuesen, shtetasen L. Gj., në Gjermani dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, me qëllim që ta shfrytëzonte për prostitucion gjatë kohës që bashkëjetonte me të në Gjermani.

Gjithashtu, shtetasi T. P. ka tentuar përsëri për ta trafikuar në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, këtë shtetase, bashkë me vajzën e saj të mitur, të cilave u kishte marrë dhe pasaportat biometrike.

Në banesën e shtetasit T. P., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pasaportat biometrike të shtetases L. Gj. dhe të vajzës së saj të mitur.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij, shtetasi Z. F., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”./Opinion.al

 

Pas