Kronikë

Tenton të godasë me çifte kushëririn, arrestohet nga policia


               Publikuar në : 15:50 - 19/06/19 |
Al Do

Policia e Vlorës ka parandaluar mbrëmjen e djeshme një konflikt që mund të sillte vrasjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe në vendin e quajtur “Alikokë”. Dy kushërinj kishin patur një konflikt për motive të dobëta me njëri tjetrin dhe njëri prej tyre kishte marrë armën e gjahu për të qëlluar tjetrin.

Fatmirësisht policia u njoftua përpara se bilanci i ngjarjes të rëndohej. Ata bën të mundur arrestimin e menjëhershëm të 44-vjeçarit A.S, ndaj të cilit tashmë rëndon akuza penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Pas