Aktualitet

Meta letër OSBE: Nëse zgjedhjet mbahen pa dekret, janë të pavlefshme


               Publikuar në : 16:01 - 19/06/19 |
Geljano Fataj

Presidentit Ilir Meta i është drejtuar me një letër misionit të OSBE – ODIHR për zgjedhjet. Kreu i shtetit njoftuar misionin për dekretin e ri, sipas të cilit zgjedhjet vendore nuk do të mbahen në 30 qershor.

Ai gjithashtu u ka bërë të ditur se procesi nuk mund të zhvillohet pa dekret nga Presidenti.

Në letrën që mban datën 19 qershor 2019 dërguar përfaqësuesve të OSBE – ODHIR, Presidenti Meta i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.

Shkelqesi
Do të doja t’ju informoja se ne përputhje të plotë me fuqitë që më ka caktuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kam shpallur dekretin Nr119. Datë 10.06.2019, për të shfuqizuar Dekretin Nr.10928, datë 05.11.2018 “Caktimi i datës për zgjedhjen vendore” dhe anullova 30 qershorin e 2019 si datë për zgjedhjet e pushtetit vendor në Republikën e Shqipërisë.
Duke ju nënshtruar legjislacionit shqiptar, dekreti Nr.1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është botuar në Flertoren Zyrëtare të Republikës së Shqipërisë më 11 Qershor.
Dekreti ka fuqi ligjore dhe duhet të zbatohet nga të gjithë institucionet e kombëtare që janë të përfshira në administrimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshirë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Për rrjedhorë, cdo proces elektoral që mund të mbahet në kundërshtim me Dekretin e Presidentit është nul, i pavlefshëm dhe përpjekjet e Kryeministrit Edi Rama për të injoruar ose bllokuar zbatimin e dekretit të Presidentit të Republikës janë totalisht ant-ligjore dhe përkeqësojnë krizën e Shqipërisë.
Juaji
Ilir Meta/ Opinion.al 

Pas