Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentoi të korruptonte policët, gjykata greke shpall fajtor Harry Maguire

2020/08/25 at 7:12 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentoi të korruptonte policët, gjykata greke shpall fajtor Harry Maguire

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire është shpallur fajtor për sulm, duke rezistencë ndaj arrestimit dhe përpjekje për dhënie ryshfeti nga një gjykatë për kundërvajtje në ishullin grek të Siros.


Mbrojtësi anglez i Manchester United nuk u kursye nga paneli i gjykatësve edhe pasi ai i mohoi të gjitha akuzat.

Maguire dyshohet se u tha policëve, “A e dini kush jam unë? Unë jam shumë i pasur, mund t’ju jap para, “. Kjo ndodhi pasi ai u arrestua gjatë një sherri në orët e vona të natës në Mykonos.

Dëshmia e dy oficerëve të policisë, të cilët u paraqitën si dëshmitarë kryesorë për prokurorinë, ishte në mesin e një morie pretendimesh që dolën në seancë.

Seanca e gjyqit u ndoq nga babai i Maguire dhe të pranishëm ishin gjithashtu vëllai i tij Joe, dhe një mik Christopher Sharman. Këta dy të fundit ishin gjithashtu në bankën e të akuzuarve.

Ata qëndruan dy netë në qelitë  e komisariatit të Mykonos dhe Siros pas përleshjes, për të cilën thuhet se kanë shpërthyer pasi tifozë rivalë kanë ngacmuar futbollistin në një bar plazhi në ishullin e Mykonos.

Mbrojtësi dyshohet të ketë provuar të korruptojë policët pasi u dërgua në stacionin policor të Mykonos në vazhdën e përleshjes.  Një prej dy oficerëve të policisë e përshkroi qendërmbrojtësin si jo vetëm që i rezistonte arrestimit, por duke kërkuar të lirohej duke thënë “Ju lutem, më lini të shkoj. Jam shume i pasur. Unë mund të paguaj Unë jam lideri i Manchester United,”.

Një oficer tjetër në detyrë i cili kishte nxituar në vendngjarje tha se si ai ishte shtyrë aq shumë nga futbollisti, teksa përipej ta ndalonte atë se ra me shpinë dhe duhej të injektohej me qetësues.

Avokati i Maguire, një avokat kryesor i të drejtave të njeriut, i cili shpesh mbron britanikët që futen në telashe në Greqi, tha se përleshja ishte nisur kur Maguire mësoi se motra e tij ishte sulmuar nga dy burra shqiptarë. Ai tha se ata e kishin injektuar me dashje 20-vjeçaren me një substancë që e kishte bërë që asaj ti binin të fikt menjëherë.

Sipas kodit penal të Greqisë, Maguire mund të përballet me një dënim prej tre vjetësh burg, por ka të ngjarë të kursehet si rezultat i një skeme që lejon të pandehurit të shndërrojnë dënimet e tyre në gjoba monetare. Megjithatë ai ka të drejtën e apelimit të këtij vendimi. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
Bota

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

13 Korrik, 2026 9:11 am
Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Para
Tirana-Crvena Zvezda/ Egbo bën vetëm një ndryshim në formacion

Tirana-Crvena Zvezda/ Egbo bën vetëm një ndryshim në formacion

Salianji: Nuk po menaxhohet kriza por perceptimi i publikut me propagandë

Denoncimi i PD: Qeveria falsifikon dhe grabit për militantët bursat e NATO

Pas 7 vitesh Borschardt njofton largimin nga Shqipëria

Pas 7 vitesh Borschardt njofton largimin nga Shqipëria
















TE FUNDIT

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
13 Korrik, 2026

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 3.9% në 78.96 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i...

Lexo më shumë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
13 Korrik, 2026

Vendet evropiane raportuan më shumë se 10,000 vdekje shtesë gjatë valës rekord të të nxehtit që përfshiu perëndimin e kontinentit...

Lexo më shumë

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Parisit ku do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of...

Lexo më shumë

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
13 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara nisën një valë sulmesh ajrore që zgjati disa orë kundër Iranit të dielën në mbrëmje. Komanda Qendrore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}