Aktualitet

Tentoi të kalonte kanabis të fshehur në gomat e makinës, arrestohet drejtuesi i mjetit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 09/11/22 |
el ida

Rreth 15 kg kanabis janë sekuestruar nga Policia kufitare e Kapshticës në një automjet që udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.  

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit Sotiraq Çipi, 60 vjeç.

Sakaq, mësohet se droga u gjet e fshehur në dy prej gomave të mjetit, gjatë kontrollit të policisë në vijën e dytë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 16 pako të cilat ishin mbështjellë me letër natriban.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime të tjera procedurale. Droga kishte destinacion Greqinë.

Pas