Politikë

Gjiknuri dhe Mediu si dy miq, vëzhgojnë zgjedhjet në SHBA



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 09/11/22 |
Opi Nion

Gjatë ditës së djeshme Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri së bashku me deputetët Ermonela Felaj dhe Fatmir Mediu kanë vëzhguar nga afër zgjedhjet në SHBA si pjesë e ekipit të OSBE.

Në postimi e tij në rrjetet sociale, Gjiknuri shkruan se zgjedhjet në Shqipëri duhet të administrohen nga vullnetarët, teksa merr shembullin e SHBA-ve ku u zhvillua një garë e fortë për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve midis republikanëve dhe demokratëve.

Ajo që duket e çuditshme është se brenda vendit Mediu dhe Gjiknuri janë kundërshtarë të egër politikë, por në SHBA të dy shfaqen si miq në foto e postuara në rrjetet sociale.

“Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishim pjesë e ekipit të OSBE-së që ndoqi nga afër procesin zgjedhor në shtetin e Nevadas ku po zhvillohet një garë e fortë për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve midis republikanëve dhe demokratëve.  Ndërsa procesi vazhdon, patëm rast të vëzhgojmë një numër qendrash votimi. Në ndryshim të madh nga Shqipëria, në SHBA zyrtarët zgjedhor janë vullnetarë dhe jo të caktuar nga partitë ndërkohë që zgjedhjet zhvillohen në mënyrë elektronike.  Këto votime priten me shumë interes pasi ndryshimi në Kongres nëse republikanët fitojnë mund të sjellë ndryshime të shumë poltikave të administratës Biden”,-shkruan Gjiknuri./Opinion.al

Pas