Bota

Tensionet Ukrainë-Rusi, NATO zhvendos stafin nga Kievi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:43 - 19/02/22 |
Opi Nion

NATO ka vendosur të mbyllë përkohësisht zyrën e saj në Kiev dhe të transferojë stafin në Bruksel dhe Lviv, për arsye sigurie.

Aleanca po monitoron dhe vlerëson situatën rreth Ukrainës dhe po merr masat paraprake të nevojshme.

“Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor për NATO-n, kështu që stafi u zhvendos në Lviv dhe Bruksel. Zyrat janë ende funksionale në Ukrainë”, është shprehur një  nga zyrtarët e aleancës.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia njoftuan javën e kaluar vendimin e tyre për të zhvendosur ambasadat e tyre nga kryeqyteti ukrainas në qytetin perëndimor të vendit, Lviv, për arsye sigurie.

Norvegjia nuk e ka bërë ende një gjë të tillë dhe po ndjek nga afër zhvillimet./Opinion.al

 

 

 

Pas