Bota

Tensionet me Ukrainën/ Çfarë është “terminator-i”, arma sekrete e Putin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 21/02/22 |
Opi Nion

Vijon të shtohen tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa prej disa ditësh Moska zhvillon stërvitje pranë kufirit mes dy vendeve. Përsa i përketë ushtrive të dy vendeve, është e qartë se Rusia ka epërsi ndaj Ukrainës.

Por, mes shumë armëve të Vladimir Putin, TGCom, veçon “Terminator-in” si armën sekrete të tij. Ky mjet ka shumë funksione dhe në rast lufte, do të hapte shumë probleme për ushtrinë e Ukrainës apo të NATO-s.

Automjeti ushtarak i blinduar njihet edhe si “Ob’yekt 199”, është përdorur kryesisht nga ushtria kazake, ndërsa në dy vitet e fundit, ai është bërë pjesë edhe e ushtrisë ruse, ku Moska e ka shfaqur atë në paradë e stërvitje.

“Terminator-i” mund të kryejë detyra të shumta falë shpejtësisë dhe armatimeve që mund të mbajë, si granatahedhës, raketa dhe topa 30 mm. Po ashtu, ai mund të përdoret edhe si njësi mbështetëse për tanket.

Ai ka qenë një nga mjetet kryesore ushtarake të përdorura nga ushtria ruse në stërvitjet e përbashkëta me Bjellorusinë në kufij me Ukrainën.

Pas