Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se sot pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, janë pajtuar që javën e ardhme të mbajnë takim me palën kosovare, me ndërmjetësimin e Brukselit.
Kryeministri serb i cili po qëndron në Davos të Zvicrës ka thënë se me Angela Merkel janë marrë vesh që javën e ardhme të mbajnë takim me palën kosovare, por me ndërmjetësimin e Brukselit, transmeton Gazeta Express.
“Për ne, kjo nuk është problem. Jemi pajtuar që të përpiqemi të ndalojmë çdo lloj tensioni, edhe pse mund të jetë e vështirë”, u ka thënë Vuçiç gazetarëve në Davos.