Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi korruptiv për kroatët/ PD: Ja cili ishte roli i kunatit të Ramës

2018/10/31 at 2:09 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi korruptiv për kroatët/ PD: Ja cili ishte roli i kunatit të Ramës

Partia Demokratike denoncoi sot se kunati i Edi Ramës ka marrë pjesë në garën “për kontrollin online të faturës tatimore” që u fitua nga një kompani kroate. Sipas deputetes demokrate, Jorida Tabaku, kompania e Armando Frangut ka qenë aty në mënyrë fiktive, pasi fituesi ishte paracaktuar. Një ditë më parë, ishte keru i PD, Lulzim Basha se pas këtij tenderi qendron, ish-ambasadorja e BE, kroatja Romana Vlahutin.


Deklarata e plotë e Tabakut

Tenderi që i jep një kompanie kroate monopolin e kontrollit online të faturës tatimore për çdo shitje nga biznesi është një nga tenderat haptazi korruptiv të qeverisë Rama.

Partia Demokratike denoncoi 5 javë më parë se kriteret e vendosura ishin përcaktuar për të nxjerrë fituese kompaninë kroate.

Por nuk janë vetëm kriteret e paracaktuara të tenderit që e bëjnë atë korruptiv pasi faktet provojnë manipulimin e kësaj gare.

Dokumentat e bërë publik që unë po prezantoj sot këtu tregojnë se në tenderin fasadë prej 15 milionë euro kanë marrë pjesë 3 garues. Dy prej tyre kanë qenë aty në garë për të legjitimuar skemën korruptive.
Bashkëpunëtor në këtë skemë është edhe Armando Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama. Përmes kompanisë së tij B360, ai nuk ka dhënë asnjë ofertë, në garën fallco për të legjitimuar fitoren e kompanisë kroate të tenderit korruptiv prej 15 milionë dollarësh.

Partia Demokratike ka denoncuar edhe më herët se është kjo kompania e baxhanakut të Edi Ramës që merr pjesë si garuese farsë për të mbuluar tenderat e dhënë nga qeveria ish ortakut të tij. Jo pak, por 15.6 milionë euro tendera i ka dhënë qeveria e Edi Ramës baxhanakut të Edi Ramës nëpërmjet ortakut të baxhanakut.
Fiktiviteti në garë me ofertues farsë dhe me baxhanakun e Edi Ramës që përdoret për fasadë nga kroatët e Edi Ramës e provoi të drejtë denoncimin e 5 javëve më parë të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike siguron opinionin publik që do t’i shkojë në fund kësaj afere korruptive, duke zbuluar skemën mafioze sesi kompania kroate u bë fituese e tenderit që do t’i kushtojë çdo biznesi 600 deri në 1000 euro.

Beteja jonë është kundër monopolizimit të ekonomisë dhe kundër mafias që ka zënë rrënjë në një pushtet të korruptuar.

Partia Demokratike i siguron shqiptarët se me paketën antimafia, askush nuk do të gëzojë asgjë të fituar nëpërmjet korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin. Me paketën antimafia, çdo tender si ky i sotmi, çdo koncesion, leje apo liçensë korruptive do të anullohet, pasuritë do të sekuestrohen dhe parat do t’u kthehen atje ku e kanë vendin: në shërbim të qytetarëve – për arsim më të mirë, për spitale më të mira, për rrugë më të mira për vende punë më shumë.

Etiketa: kroatetabakutenderi


Ju sugjerojmë

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri
Kryesore

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

3 Korrik, 2026 1:31 pm
Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë
Aktualitet

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

3 Korrik, 2026 12:46 pm
Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
Kryesore

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

3 Korrik, 2026 10:32 am
Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
Aktualitet

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

3 Korrik, 2026 10:30 am
Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar
Kronikë

19 protestues të arrestuar, policia del me njoftim zyrtar

3 Korrik, 2026 9:24 am
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Para
“Lamtumirë protokoll mbretëror” Meghani me fundin e saj i tregon të gjitha

"Lamtumirë protokoll mbretëror" Meghani me fundin e saj i tregon të gjitha

A keni hyrë në shtëpinë e Avdylajve? Ja si përgjigjet Dako

PD publikon emrat dhe pyet Dakon: Çfarë të lidh me këta njerëz?

Arrestohen 2 të rinj, shpërndanin kokainë dhe hashash në Tiranë

Arrestohen 2 të rinj, shpërndanin kokainë dhe hashash në Tiranë
















TE FUNDIT

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
3 Korrik, 2026

Policia e Shkodrës ka zbardhur rrethanat e një vjedhjeje me armë zjarri ndaj dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, ngjarje e ndodhur...

Lexo më shumë

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
3 Korrik, 2026

Sipas ABC News, Departamenti i Drejtësisë refuzoi të jepte informacione shtesë në lidhje me dosjet Epstein, duke pretenduar se dokumentet...

Lexo më shumë

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan
3 Korrik, 2026

Komediani i njohur turk Deniz Göktaş është arrestuar në aeroportin e Stambollit pas kthimit të tij në vend, nën akuzat...

Lexo më shumë

Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike

Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike
3 Korrik, 2026

258 anije kanë kaluar javën e kaluar në një nga korridoret detare më të rëndësishme, një rritje e ndjeshme krahasuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}