Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi i ushqimeve, PD kallëzon Xhaçkën në SPAK për 6 vepra penale

2020/04/05 at 3:22 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, PD: Çfarë dëshmon rrëzimi i Ramës në Shkodër

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për Olta Xhaçkën, lidhur me akuzat për tenderin 1.5 milionë eurove për ushqimet tek një kompani maqedonase.


PD ka deklaruar më herët se kompania fituese e ka marrë tenderin pa garë dhe se është kompani kompjuterash, ndërsa aktivitetin e saj e ndryshoi pak ditë para se të merrte tenderin.

Konkretisht, PD kallëzon Xhaçkën për 6 vepra penale të cilat janë:

“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

Në këtë kallëzim përfshihen edhe  anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria “EUROVIA” shpknj, me administrator Emir Shefiti dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., me administrator Renald Gova.

NJOFTIMI I PARTISË DEMOKRATIKE

6 vepra penale në ngarkim të Olta Xhaçkës dhe kompanive pjesëmarrëse në tenderin e paracaktuar të ushqimeve. PD dorëzon në SPAK kallëzimin penal: Koordinim kriminal për vjedhjen dhe grabitjen e fondeve publike.

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për abuzimet me tenderin e paracaktuar të ushqimeve me vlerë 1.5 milion euro. Ndër personat e kallëzuar janë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria “EUROVIA” shpknj, me administrator Emir Shefiti dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., me administrator Renald Gova.

6 janë veprat penale të referuara në kallëzim, ku përfshihen “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thuhet se Ministria e Mbrojtjes duhet të argumentonte dhe të dokumentonte përzgjedhjen e kandidatëve që ka ftuar në këtë procedurë pa garë. Rezulton e provuar në dokumentet e tenderit, se ndryshe nga sa detyron ligji, mungon argumentimi se përse janë ftuar kompanitë e shpallura fituese “EUROVIA” shpknj dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., në kushtet ku asnjëra prej tyre nuk është e specializuar në fushën e objektit të prokurimit, por kanë bërë shtimin e objektit të veprimtarisë vetëm disa ditë përpara hapjes së procedurës së prokurimit.

Gjithashtu, në kallëzim evidentohet se kompania “EUROVIA” shpknj, nuk përmbush kriterin ligjor të eksperiencës së ngjashme ne fushën e furnizimit me produkte ushqimore në 3 vitet e fundit. “Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj “tregtimin e ushqimeve”, vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi dhe për pasojë nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Në këtë rast, shkelja flagrante e ligjit faktohet nga përgjigja e dy pyetjeve të thjeshta:
1- Si e indetifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar Ftesën për Ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtëpërdrejtë? 2- Çfarë ekperience kishte kjo kompani kompjuterash në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej Ftesa për Ofertë?” – thuhet në kallëzimin e PD.

Sipas kallëzimit të Partisë Demokratike, në rastin konkret jemi përpara veprimeve në kundërshtim me ligjin, për shkak se nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është dërguar “Ftesë për Ofertë” kompanive që nuk janë të specializuara në ofrimin e këtyre mallrave dhe janë pranuar dhe marrë në dorëzim mallra dhe furnizime për të cilat këto subjekte nuk plotësonin kriteret ligjore për ti furnizuar. “Fakti që kompania EUROVIA ka ndërmarrë veprime konkrete për të qënë pjesë e këtij prokurimi, vetëm 6 ditë përpara se ky i fundit të shpallej, tregon që ata kane pasur informcion paraprak, si dhe kanë qënë ne dijeni që do të shpalleshin fitues, duke bashkëpunuar kështu me zyrtarët publikë”, – thuhet në kallzimin e PD.

Fakti që këto prokurime korruptive kryen në emër të nje pandemie të rendë që ka pllakosur globin e bën dhe më të rëndë koordinimin kriminal të këtyre shtetasve më qëllimin e vjedhjes dhe grabitjes të fondeve publike. Fakti që për 15 ditë nuk morën asnjë masë për t’u furnizuar me këto produkte, provon qëllimin kriminal për paracaktimin e fituesit të këtij tenderi./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
Bota

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

6 Korrik, 2026 9:53 am
Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues
Bota

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues

6 Korrik, 2026 8:41 am
126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë
Bota

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë

6 Korrik, 2026 8:39 am
Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv
Aktualitet

Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv

6 Korrik, 2026 8:36 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Aktualitet

“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

6 Korrik, 2026 8:34 am
Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Para
Koronavirusi dhe seksi

Koronavirusi dhe seksi

Kurti: Disa politikanë në Prishtinë e Beograd duan konflikt në veri

Kurti: Disa politikanë në Prishtinë e Beograd duan konflikt në veri

555 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

555 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
















TE FUNDIT

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
6 Korrik, 2026

Koreja e Veriut ka testuar një raketë strategjike lundrimi dhe sisteme të tjera armësh në bordin e shkatërruesit të saj...

Lexo më shumë

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues
6 Korrik, 2026

Tension i ri në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Romës është shkaktuar nga një postim i presidentit amerikan Donald Trump në Truth Social, në të cilin ka...

Lexo më shumë

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë
6 Korrik, 2026

“Pushteti korrupton, ndërsa pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute”. Kjo thënie e njohur e historianit dhe politikanit britanik Lord Acton,...

Lexo më shumë

Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv

Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv
6 Korrik, 2026

Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksplozivë, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës. “Më 06.07.2026,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}