Rajoni

555 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut


               Publikuar në : 15:53 - 05/04/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të përhapet në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se brenda 24  orëve janë konfirmuar 72 raste të reja.

Ndërkohë dy persona kanë ndërruar jetë, një 56 vjeçar nga Kumanova dhe një tjetër i moshës 63-vjeçare nga Llabunishta e Strugës.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, tani numri i të infektuarve ka arritur në 555 ndërsa i të vdekurve në 18, thuajse të gjithë të moshës mbi 60 vjeç, të cilët kanë vuajtur edhe nga sëmundje tjera kronike.

Gjendja më e rëndë paraqitet në Shkup me 235 të infektuar dhe Kumanova me 114 e cila që nga e premtja është në izolim prej 56 orësh, apo deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit./ Opinion.al

Pas