Kryesore

Tender 60 mln euro ne Zimbabve, shpallet në kërkim biznesmeni shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:54 - 20/06/20 |
el ida

Biznesmeni, Klodian Mërtiri, u shpall në kërkim në Zimbabve për korrupsion me një tender të mjeteve mjekësore për Covid-19, me vlerë 60 milionë dollarë. Për këtë skandal u arrestua më 19 qershor, edhe Ministri i Shëndetësisë i Zimbabve.

Mërtiri i paraqitur në Zimbabve me emrin Ilir Dedja, përmes një kompanie Drax International, të regjistruar në Zvicër para dy muajsh, dhe me përfaqësues biznesmenin afrikan Delish Nguwaya,  i dënuar më parë për pastrim parash, i ka shitur qeverisë mjete mjekësore, maska dhe veshje 10 herë më shtrenjtë se tregu.

Në mars, autoritet në Hungari, ku është regjistruar një degë e Drax International, lajmëruan qeverinë e Zimbabves pas një pagese prej 2 milionë dollarë në llogarinë e kompanisë. Gjithashtu edhe interpoli nisi hetimet mbi këtë kompani. Pas këtij skandali kompania hapi një degë në Dubai ku kaloi rreth 1 milionë dollarë.

Ministri i Shëndetësisë, një ish administrator spitali, mund të dënohet me 15 vjet burg, nëse del fajtor nga Gjykata. Ai u lirua me kusht dhe do të dalë përpara gjykatës më 31 korrik.

Sipas dokumentave, ministri i shëndetësisë ushtroi presion mbi punonjësit e tij për dhënien e kontratës prej 60 milionë dollarë  kompanisë së dyshimtë./Opinion.al

Pas