Vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu dhe dëbore.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet të kemi përmirësim gradual të kushteve të motit, duke bërë që territori të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 11°C.
Era do të fryjë e me shpejtësi mbi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.