Gjatë stinës së verës edhe oreksi për të ngrënë bie, ndaj ky është momenti i duhur për të humbur disa kile të tepërta falë temperaturave të larta.
E rëndësishme është të shmangësh kalori të tepërta, ndaj duhen ndjekur disa rregulla për të humbur peshë.
Shpeshherë, temperaturat e larta të detyrojnë të pish lëngje freskuese. Në asnjë mënyrë nuk duhet të konsumoni lëngje të gazuara pasi kanë përmbajtje të lartë sheqeri.
Konsumoni ujin si një kokteil natural. Përdorni ujin për të hidratuar trupin dhe në momente kur të keni etje mbani gjhithmonë me vete ujë, pasi lufton dhimbjen e kokës.
Përdorimin e alkoolit gjatë temperaturave të larta e zevëndësoni me lëngje frutash dhe perimesh.