Kryesore

Temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, parashikimi i motit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:14 - 22/01/23 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të dominohet nga masat e ftohta verilindore që prite të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore.
Më të pranishme reshjet e dëbores do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit të vendit, ku qarku i Korçës do të zbardhet nga dëbora.
Për sa përket, bregdetit dhe pjesërisht zona e ulët do të kenë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Pritet që dëbora të zbresë edhe në disa zona të ulëta; Krujë, Elbasan, Berat e shumë zona malore në jug të vendit.
Temperaturat e ajrit do të bien sërish në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C në vlerat e tyre maksimale dhe minimale.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Pas