Aktualitet

Temperatura deri në -2°C, si parashikohet moti për ditën e sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:13 - 10/01/22 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar ku më të dendura reshjet do të paraqiten në veri dhe qendër.

Orët vijuese, mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do të vijojë deri mëngjesin e së martës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./Opinion.al

 

Pas