Gjatë ditës së sotme masat ajrore të ftohta me origjinë nga Europa Verilindore të cilat kanë përfshirë vendin tonë, do të diktojnë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta.
Por herë pas here vranësirat e pakta do të krijojnë mundësi për reshje dëbore në skajin verior dhe juglindor.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -17°C deri në 5°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.