Aktualitet

“Teatri të rindërtohet siç ishte”/ KLSH çon në prokurori indiciet penale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:24 - 01/07/20 |
Al Do

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) që t’i kërkojë qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në të njëjtën zonë dhe me të njëjtin stil dhe pamje arkitekturore që ajo ka pasur.

KLSH ka kryer një auditim në Institutin e Monumenteve të Kulturës Tiranë, për veprimtarinë nga data 01.01.2018 deri më datën 31.12.2019.

Sipas KLSH-së, IMK, në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve si dhe Këshilli Shkencor, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës pasi të kryejnë analiza të plota të vendimmarrjes në të cilin kanë kaluar dy VKM-t e fundit të vitit 2017 dhe 2018 për ndryshimin e kufijve të zonës historike Tiranë, të propozojë revokimin e VKM-ve të sipërcituara për ndryshimin e vendimit për nxjerrjen jashtë  kufijve të zonës historike të sipërfaqes  ku ndodhej ndërtesa e Teatrit Kombëtar.

Në njoftim, thuhet se vendimmarrja e këtyre strukturave nuk mund të shërbejnë si fasadë kur prekin trashëgiminë kulturore dhe memorien historike të shqiptarëve, duke justifikuar në këtë mënyrë veprimet e njëanshme të institucioneve (strukturave) që mund të cenojnë në mënyrë të pariparueshme qendrat historike të vendit tonë, në këtë rast Bashkia e Tiranës apo dhe Këshilli i Ministrave.

KLSH i ka rekomanduar Ministrit të Kulturës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe Këshillit Shkencor të IMK-së, marrjen e masave për përmirësimin e legjislacionit në fuqi, si dhe një sërë masash me karakter organizativ, ndërsa përsa i përket shkeljeve të konstatuara në lidhje me ndryshimin apo përcaktimin e kufijve të qendrës historike të qytetit të Tiranës, të cilat janë pasuar me ngjarjen e fundit të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, KLSH ka paraqitur indicje penale pranë Zyrës së Prokurorisë Tiranë.

Për sa më sipër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar si indicje penale, për shkak të cenimit të zonës së mbrojtur. /Opinion.al

Pas