Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri/ Krasta: Do jetë fillimi i rënies së madhe nëse marrëzia shkon deri në fund

2018/07/03 at 8:15 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Teatri/ Krasta: Do jetë fillimi i rënies së madhe nëse marrëzia shkon deri në fund

Gazetari i njohur Adi Krasta është një nga personazhet publike jo vetëm kundër prishjes së Teatrit por mosprekjes së gjithë kompleksit Skënderbeg, ku është i vendosur dhe Teatri Kombëtar. Ai ka qenë sot në protestën e artistëve, ku i kërkoi kryeministrit të tërhiqet nga ideja e prishjes së Teatrit.


“Unë nuk jam një aktor. Do kisha qenë i dobët si shumë të tjerë që nuk e duan teatrin për fat të keq. Kam intervistuar aktorë pothuajse gjatë gjithë jetës sime në radio e televizion dhe kam kuptuar nga ata se sa shumë dhe sa i rëndësishëm ka qenë jo vetëm teatri por çdo gjë që lidhet me teatrin. Gjëra të vogla, të parëndësishme në dukje, gjëra për të cilat është me cinizëm janë bërë shakara…kanë qenë shumë të rëndësishme për to. Çfarë kuptoj unë?! Unë kuptoj që është e pasinqertë në thonjëza drama për të shpëtuar teatrin nga ana e qeveritarëve. Minimalisht është e pasinqertë, maksimalisht është shumë e dyshimtë. Pse? Sepse të thuash për këtë kompleks, ndërtesa e teatrit të vjetër dhe që duhet shembur është minimalisht të jesh i palexuar, i pashkolluar, i pavëmendshëm për detajet e rëndësishme. Mjafton të lexosh Aurel Plasarin në shkrimin e fundit për historikun e teatrit, mjafton të lexosh shkrimin e arkitektit Raça, reagimin e arkitektëve, shumë njerëz si ju, si ne që qëndrojnë këtu pa asnjë qëllim të nëndheshëm konspirativ. Çfarë kërkojmë ne: që ky kompleks i ashtuquajturi kompleksi Skënderbeg të mos prishet sepse është i jashtëzakonshëm. D.m.th po ra  ky kompleks dhe këtu të ndërtohen disa kulla, po të bjerë galeria dhe të ndërtohen ngjitur një ose dy kulla, në qoftë se në mes të Muzeut Kombëtar mbin një kullë, dhe në qoftë se mbrapa stadiumit ‘Dinamo’, tek fusha e zezë ndërtohen kulla, të gjitha këto u janë premtuar atyre që kanë bërë projektet, firmave ndërtuese kjo do të sjellë që Tiranën të mos ta njohim siç është realisht. Kjo është Tirana që ka ndryshuar katërcipërisht, duke mos u bërë e bukur. Sot kjo lëvizje është e jashtëzakonshme. Në skenarin më të keq marrëzia do ta shkatërrojë këtë ambient dhe ne do mërzitemi shumë. Unë dyshoj shumë që ky mund të jetë fillimi i rënies së madhe nëse marrëzia shkon deri në fund. Kam një dyshim se nuk mund të ketë arrogancë të pandëshkueshme. Nuk mund të ketë pandjeshmëri të pandëshkueshme. Nuk mundet të ketë injorancë të pandëshkueshme. Nuk do duhet të kishte. Kështu që ca këshilltarë të mençur do të duhet t’i thonë kryeministrit që është mençuri të tërhiqet, është shtetari. Të dish, të kuptosh ndjeshmërinë e njerëzve”, tha Krasta.

Duke vijuar më tej arsyetimin e tij, Krasta tha se ‘obsesioni, ngulmimi me çdo kusht duke folur hajvanllëqe që nuk qëndrojnë, obsesioni për të shkatërruar ato që janë të rëndësishme në një qytet dhe për t’i transformuar ato në kulla pa shpirt, për hir të së vërtetës edhe pa lezet, ky obsesion tregon nivel të ulët intelektual, tregon deviacion shpirtëror dhe psikologjik, një pakënaqje të tmerrshme dhe  tregon gjithashtu që nuk kupton realitetet e jetës së përditshme’.

“Ndaj jo ‘rroftë teatri’, jo ‘të shpëtojmë ndërtesat’ por Kompleksi Skënderbeg të qëndrojë ekzaktësisht kështu dhe vazhdimisht dhe në mënyrë të prerë”, theksoi Krasta.

 

Etiketa: fillimi i renies se madhekrastamarrezia shkon deri ne fundteatri kombetar


Ju sugjerojmë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Para
Historiani: Jezusi ka përdorur vaj kanabisi për mrekullitë e tij

Historiani: Jezusi ka përdorur vaj kanabisi për mrekullitë e tij

Foto lajm/ Super Xhaka, çmend serbët me “Shqiponjën”

Ish futbollisti i njohur kritika të ashpra ndaj Xhakës: I mungon disiplina, nuk e pëlqej atë lojtar!

Kush është Kathleen Kavalec? Trump e zëvendëson Donald Lu me një diplomate karriere

Kush është Kathleen Kavalec? Trump e zëvendëson Donald Lu me një diplomate karriere
















TE FUNDIT

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}