Kryesore

Të ulet numri i bashkive në vend? Alibeaj flet pas përfundimit të mbledhjes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 14/06/22 |
Opi Nion

Enkelejd Alibeaj ka folur pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD. Në një prononcim për mediat ai u shpreh se në mbledhje ishte diskutuar për reformën territoriale.

Patëm një diskutim në lidhje me reformën territoriale. Synimi ynë, përcjellja e sensibilitetit te qytetarët. Synim kemi një reformë territoriale që të jetë në qendër individi. Të gjithë ramë dakord që kjo reformë është një dështim”,-tha Alibeaj.

I pyetur për uljen e numrit të bashkive në vend ai u shpreh se një çështje e tillë i duhet lënë në dorë të komisionit dhe ekspertizës.

Pyetje: Ju jeni për ulje të numrit të bashkive, keni ju një propozim?

Është e udhës serioziteti i një veprimtarie politike, i një procesi, e kërkon që të ecet me hapat e kujdesshëm atë çfarë njerëzit duan. Kjo reformë me këtë numër është e dështuar. Por për ne e rëndësishme është që qytetari të jetë në qendër dhe shërbimi të jetë në qendër, të respektohen kriteret ekonomike, kulturore dhe historik T’ia lëmë hap pas hapi komisionit dhe ekspertizës. Ka një afat, të përcaktuar në vendimin e Komisionit të miratuar disa muaj me parë”,-tha Alibeaj.

Pas