Mungesa e kontakteve mes familjarëve dhe personave të shtruar me Covid në spitalin infektiv është ngritur sërish si shqetësim.
Në një intervistë në News 24, një prej familjërëve thotë se është i painformuar për shëndetin e personit të tij të afërt dhe se ka persona që presin pre 11 ditësh në dyert e spitalit, pa marr informacion.
“Të na informojnë. Ka njerëz që presin 11 ditë dhe s’na informojnë. Do rri këtu derisa të na informojnë. Unë prej 4 orësh dhe askush s’me jep përgjigje apo më informon”, është shprehur ai.
Mungesa e komunikimit me stafit të spitalit dhe familjarëve të pacientëve është ngritur edhe më herët në media, por me sa duket ende nuk ka marr një zgjidhje./Opinion.al