Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 31/12/21 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Vlorë. Uniformat blu të policisë kanë informuar se në lagjen “Ujë i Ftohtë”, shtetasi me inicialet A.Sh, 43  vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.

Paraprakisht bëhet e ditur se policia ka nisur kërkimet dhe po punon për kapjen e autorit të ngjarjes.

Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho,  dyshohet se shtetasi  A.Sh, 43  vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë  krehjen e zonës  për kapjen e shtetasit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër”,-njofton policia./Opinion.al

Pas