Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Fanit në Mirditë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 51-vjeçar.
Sipas policisë, dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.
“Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.
Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.
Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve”,-njofton policia./Opinion.al