Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Fier. Burime paraprake për Klan News thonë se dyshohet që një person të ketë mbetur i vrarë.
Ende nuk dihen detaje nga ngjarja ndërsa grupi hetimor ka rrethuar skenën e krimit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.