Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në lagjen “10 Korriku” të këtij qyteti rreth orës 11:40, duke shkaktuar panik tek njerëzit.
Bëhet e ditur se nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit./Opinion.al/