Kronikë

Të shtëna me armë në Tiranë, qëllohet në drejtim të një makine


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 18/01/22 |
Opi Nion

Të shtëna me armë janë regjistruar në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur te nënkalimi te Liqeni i Thatë. Një person ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

“Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al

Pas